Këngëtarja me famë botërore Beyonce Knowless Carter dhe burri i saj rreperi i famshëm Jay Z do të bekohen me binjakë.

Ka qenë vetë Beyonce ajo e cila e ka shpërndarë lajmin në profilin e saj zyrtar në Instagram.

1

Do të donin të ndanim me ju lumturinë tonë. Jemi bekur dy herë tashmë. Jemi tmerrësisht shumë mirënjohës që familjes sonë do i shtohen dy anëtarë të rinj dhe ju falënderojmë pëtë gjithëve për urimet e përzemërta

. – The Carters”, ka shkruar Beyonce.

Tashmë pas vajzës së tyre Ivy Blue, familja e tyre do shtohet me dy anëtarë të rinj, ndërkohë që gjinia e tyre nuk është bërë akoma e ditur./tvklan.al