Biberoni nuk i përket kohëve moderne

Biberoni nuk i përket kohëve moderne

09:30 28/09/2019

Zbulohen biberonët më të lashtë në botë, datojnë 7000 vjet më parë. Janë enë të vogla balte në formë biberoni, që mesa duket kanë shërbyer për të ushqyer të porsalindurit me qumësht bagëtish. Disa prej tyre janë të zbukuruar artistikisht me forma kafshësh nga më të ndryshmet.

Biberonët janë gjetur në pjesë të ndryshme të Europës dhe i përkasin epokave duke nisur nga 5000 vjet p.e.s, nga periudha e gurit, ajo e bronzit dhe e hekurit.

Ekspertët e universitetit britanik të Bristol kanë kryer analiza të imtësishme kimike në mbetjet e tyre dhe tani është konfirmuar se këto objekte përbanin gjurmë qumeshti dhe përdoreshin për të ushqyer të miturit.

Janë gjetur gjurmë të qumështit të lopës, dhisë, deleve dhe në një biberon janë evidentuar gjurmë që me shumë mundësi sipas kimistëve të ketë qënë një përzierje e qumështit human me qumësht derri.

Pra që nga lashtësia, njeriu kujdesej që të krijonte enë të posaçme edhe për të porsalindurit, që në rastet e mungesës së qumështit të nënës, të kishin në dispozicion atë të kafshëve. 

Klan Plus

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT