Një aksident ka ndodhur këtë të diel rreth orës 12:08, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur ish SMT Dobraç.

Një motor është përplasur me një biçikletë dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i motorit, Gj. P. 72 vjeç banues në Malësi të Madhe, i cili ndodhet në spitalin e Shkodrës.

Të dëmtuar, por jashtë rrezikut për jetën, kanë mbetur edhe bashkëshortja e tij L. P. 62 vjeçe, e cila ishte pasagjere në motor, si dhe drejtuesi i biçikletës R. Q. 65 vjeç, banues në Dobraç. Ata mësohet se po marrin mjekimin e nevojshëm në spitalin e Shkodrës.

Autoritetet po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

/tvklan.al