Biden: Arrihet para afatit qëllimi i realizimit të 100 milionë vaksinimeve




Biden: Arrihet para afatit qëllimi i realizimit të 100 milionë vaksinimeve

09:36 19/03/2021

Presidenti Joe Biden njoftoi të enjten se administrata e tij do të përmbushë qëllimin për të bërë 100 milionë doza vaksinash në 100 ditë e para në detyrë të premten, 58 ditë pas fillimit të mandatit.

Biden njoftoi përparimin duke thënë se objektivi u arrit “disa javë përpara afatit”, megjithë pengesat e shkaktuara nga stuhitë dimërore në fillim të këtij viti.

Presidenti Biden tha tetë javë më parë, se vetëm tetë përqind e të moshuarve kishin marrë një dozë të vaksinë kundës COVID-19. Ai tha të ejten se 65 përqind e njerëzve të moshës 65 vjeç e lart kanë marrë të paktën një të dozë të vaksinës.

“Dhe ky është elementi kryesor, sepse kjo është popullsia që përfaqëson 80 përqind të mbi 500,000 vdekjeve nga COVID-19 që kanë ndodhur në Amerikë”, tha ai.

Presidenti theksoi faktin se vendi mesatarisht po bënë 2.5 milionë vaksinime në ditë, “duke tejkaluar pjesën tjetër të botës në mënyrë të konsiderueshme”.

Presidenti amerikan tha se është një kohë për optimizëm në vend. Por ai paralajmëroi se “nuk është koha për relaksim”, duke shtuar, “unë dua që të gjithë ju që të bëni pjesën tuaj” për të ndihmuar në përfundimin e pandemisë./VOA





Të ngjashme