Vendimi prek persona në Shqipëri dhe ish-Jugosllavi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka njoftuar një urdhër të ri për të bllokuar pasuritë të gjithë atyre personave që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor.

Në vendimin e tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se kjo vjen duke parë se situata në territorin e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipëri gjatë 2 dekadave të fundit, përfshin minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës si dhe korrupsionin e përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimin.

Kjo sipas Biden po pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike. Në këtë mënyrë sipas Biden kjo po përbën një kërcënim i pazakontë dhe i jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Ndaj kreu i Shtëpisë së Bardhë ka urdhëruar bllokim të pasurisë së këtyre personave që gjendet në brenda Shteteve të Bashkuara. Pasuria e tyre nuk mund të tjetërsohet apo të transferohet. Një tjetër vendim është ndalimi i futjes së tyre në territorin e SHBA-ve.

Urdhri përfshin edhe pasuritë e personave përgjegjës ose bashkëpunëtorë të përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në abuzim serioz të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor, të personave të përfshirë në korrupsion, zyrtarë aktualë apo ish-zyrtarë në çdo nivel të qeverisjes.

Kjo përfshin akuzat e keqpërdorimit të pasurive publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose marrje e ryshfetit.

Tv Klan