Ishte planifikuar që të zgjaste 20 minuta, por takimi mes Biden dhe Erdoganit përfundoi pas 1 orë e 10 minutash. Dy presidentët u takuan gjatë samitit të G20 në Romë. Para mediave shfaqën klimë pozitive ndërsa edhe më pas njoftuan se biseda shkoi shumë mirë.

Në deklaratën për mediat, presidenca turke njoftoi se dy liderët diskutuan për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve kryesisht në fushën e ekonomisë. Erdogan dhe Biden gjithashtu ranë dakord që të bashkëpunojnë në fusha strategjike si dhe në kuadër të aleancës së NATO-s.

Ndryshe nga sa deklaroi para nisjes drejt Romës, presidenti Erdogan nuk ia ka përmendur avionët luftarakë F35 që Turqia i ka porositur nga SHBA dhe nuk i ka marrë ende ndërsa Biden i ka shprehur shqetësimin homologut të tij turk për avionët S400 rus. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e falenderoi Erdogan për ndihmën e Turqisë në Afganistan ndërsa temë e diskutimit ishte edhe situata politike në Libi.

Klan News