Liderët takohen para samitit të G7

Joe Biden e ka nisur me Boris Johnson, takimet me udhëheqësit botëror në turin 8 ditor nëpër Europë, që shënon vizitën e parë jashtë vendit që kur u zgjodh në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Rinovimi i “Kartës së Atlantikut” bazës së marrëveshjes së NATO-s, duke iu përshtatur sfidave të kohës, siç janë sulmet kibernetike, ishte një nga pikat më të rëndësishme të diskutimeve në bregdetin e gjirit të Karbisit në jug të Britanisë së Madhe mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe Kryeministrit britanik.

Në një intervistë për BBC pas takimit, Johnson tha se puna me Biden ishte “një frymëmarrje e thellë ajri të pastër”, duke nënkuptuar se bashkëpunimi me administratën e re ka dallime shumë pozitive krahasuar me pararendësen e Donald Trump.

Johnson premtoi blerjen dhe dhurimin e 100 milionë vaksinave për vendet e varfëra, vitin e ardhshëm. Ndërsa Biden, pas takimit me Albert Burlën, drejtorin ekzekutiv të Pfizer në të njëjtin vend premtoi se mbi 500 milionë doza të tjera për 92 vende me të ardhura të ulta dhe të mesme.

Këtë të premte, Biden dhe Johnson do të jenë të pranishëm në resortin e Kornuollit, ku nis samiti 3-ditor i G7-ës me liderët e 5 ekonomive të tjera më të fuqishme të botës.

Tv Klan