Biden dhe Putin takohen në Gjenevë




Biden dhe Putin takohen në Gjenevë

13:37 16/06/2021

Presidenti Amerikan Joe Biden dhe ai rus Vladimir Putin mbërritën në një vilë në Gjenevë, aty ku do të zhvillojnë bisedimet. Ky është takimi i parë qëkur Biden u bë president dhe samiti po shihet me shumë interes.

Tensionet janë të larta për disa çështje, që nga akuzat për sulmet kibernetike tek roli i Rusisë në Ukrainë, e deri burgosja e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Përpara takimit, Biden e quajti homologun e tij një “kundërshtar me vlera”. Ndërsa Putin ka thënë se marrëdhëniet SHBA-Rusi janë në pikën e tyre më të ulët të këtyre viteve.

Pas takimit presidentët pritet të mbajnë konferenca të ndara për shtyp./tvklan.al





Të ngjashme