Gati për bashkëpunim, por japin edhe paralajmërime

Vëmendja e aleatëve kthehet nga takimi i të Mërkurës në Gjenevë, mes Joe Biden dhe Vladimir Putin. Marrëdhëniet mes dy fuqive kundërshtare kanë arritur në pikën më të ulët të dekadave të fundit. Megjithatë, dy liderët u përpoqën të ulin tensionet për t’i hapur rrugë dialogut në deklaratat e fundit para takimit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e konsideroi një “kundërshtar të denjë” Putinin, të cilin në intervistat e më hershme nuk ka ngurruar ta quajë vrasës.

Biden tha se do t’i parashtrojë Putin-it të gjitha mundësitë e bashkëpunimit. Nëse shefi i Kremlinit nuk pranon dhe vepron si më parë si në rastin e sulmeve kibernetike, presidenti amerikan paralajmëron kundërpërgjigje me të njëjtën monedhë. Edhe Putin, duke folur për mediat amerikane para takimit, shprehet i hapur për mundësitë e bashkëpunimit. Një ndër pikat është edhe shkëmbimi i të burgosurve, kryesisht në lidhje me luftën kibernetike. 

Në intervistën para takimit, Putini tha se ishte gati të përballej me cilindo kritik të tij për postin e presidentit të vendit, i cili tregon se i qëndron besnik vetëm Rusisë dhe jo interesave të huaja

Takimi i tyre krahasohet me atë të 1985-s mes Reganit dhe Gorbaçovit, të cilët ranë dakord për reduktimin e arsenalit bërthamor dhe që i parapriu fundit të luftës së ftohtë. Reagimi ndaj kërcënimit rus dhe kinez për sigurinë e aleatëve ishte në fokus të samitit të NATO-s që u zhvillua të Hënën në Bruksel.

Tv Klan