Kjo është biseda e dytë mes dy udhëheqësve politikë pas 7 muajsh

Presidenti kinez Xi Jinping  ka marrë një telefonatë nga homologu i tij amerikan Joe Biden dhe të dy udhëheqësit kanë biseduar me njëri-tjetrin mbi marrëdhëniet dypalëshe.

Kjo është vetëm biseda e dytë e tyre  pas shtatë muajsh që kur Biden mori detyrën si  presidentit në muajin Janar.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se dy udhëheqësit kanë folur  për të siguruar që konkurrenca mes dy fuqive të mos nuk kthehet në konflikt.

Duke i quajtur lidhjet e SHBA -së dhe Kinës marrëdhënia më e rëndësishme dypalëshe, kreu I shtëpisë tha se SHBA -ja është e gatshme të zhvillojë një dialog  të sinqertë dhe konstruktiv me Kinën.

Presidenti amerikan deklaroi se për të çuar marrëdhëniet SHBA –Kinë në rrugën e duhur duhen shmangur të gjitha keqkuptimet, gjykimet e gabuara dhe konfliktet.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë të tensionuara për një varg çështjesh, përfshirë tregtinë, spiunazhin dhe të drejtat e njeriut.

SHBA-ja kritikon Kinën edhe për mungesë transparence sa i përket origjinës së koronavirusit, për çështjet që lidhen me Tajvanin dhe për mosmarrëveshjet territoriale në Detin e Kinës Jugore.

Të dy presidentët ranë dakord të mbajnë kontakte të vazhdueshme  dhe të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-SHBA.

Klan Neës