Ky vendim ka të ngjarë të acarojë edhe më tepër marrëdhëniet SHBA-Turqi

Presidenti i SHBA Joe Biden pritet të njohë zyrtarisht masakrën e armenëve nga Perandoria Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore si një akt gjenocidi.

Një veprim i tillë ka të ngjarë të zemërojë Turqinë dhe të acarojë më tej lidhjet tashmë të dobëta midis dy aleatëve të NATO-s. Ligjvënësit dhe aktivistët armeno-amerikanë po lobojnë që presidenti amerikan t’a bëjë njoftimin para Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit Armen, e cila do të shënohet të shtunën.

Paraardhësit e Biden kanë shmangur përdorimin e termit gjenocid pasi përkujton momentin e errët në histori. Turqia pranon që shumë armenë u vranë në përleshje me forcat Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, por mohon që vrasjet ishin orkestruar dhe përbëjnë një gjenocid.

Një grup prej më shumë se 100 anëtarësh nënshkruan një letër Bidenit duke e thirrur atë të bëhej presidenti i parë i SHBA që njohu zyrtarisht mizoritë si gjenocid.

“Heshtja e turpshme e qeverisë së Shteteve të Bashkuara mbi faktin historik të gjenocidit armen ka vazhduar për shumë kohë dhe duhet të marrë fund”, shkruajnë ligjvënësit. 

Një vit më parë, ndërsa ishte ende kandidat për president, Biden përkujtoi 1.5 milion burra, gra dhe fëmijë armenë që humbën jetën dhe tha se ai do të mbështeste përpjekjet për t’i njohur ato vrasje si një gjenocid.

Presidenti turk Tajip Erdogan kishte krijuar një lidhje të ngushtë me ish-presidentin e SHBA Donald Trump, por ai ende nuk ka folur me Biden që kur u bë president në 20 Janar.

Ndërsa zyrtarët turq dhe amerikanë kanë zhvilluar bisedime që nga ajo kohë, administrata e Biden ka rritur presionin mbi Turqinë duke shprehur shpesh pakënaqësinë e saj mbi historikun e të drejtave të njeriut dhe hendekun midis dy palëve për një mori çështjesh, përfshirë blerjen e armëve ruse nga Turqia, sistemet dhe ndryshimet e politikave në Siri.

Klan News