Biden fiton debatin

Biden fiton debatin

14:25 13/09/2019

Dominon përballë Sanders dhe kandidatëve të tjerë

Sigurimet Shëndetësore dhe vazhdimësia e reformës “Obamacare” ishin në fokusin e debatit të tretë mes pretendentëve për kandidaturën demokrate në zgjedhjet presidenciale të 2020-s. Mes 10 kandidatëve kryesorë, sfida më e fortë ishte ajo mes ish-zv/presidentit Joe Biden dhe senatorit Berni Sanders.

Mbështetësi i linjës socialdemokrate, Sanders propozon që shteti të ketë rol aktiv në garantimin e sigurimit shëndetësor për ata të cilët e kanë të pamundur të punojnë.

“Me legjislacionin tim, njerëzit nuk do të rrënohen financiarisht sepse vuajnë nga kanceri dhe e kanë të pamundur të punojnë. Projekti im është i vetmi që mund ta arrijë këtë”.

Ndërsa Biden kërkon që prioritet ti jepet sistemi privat i sigurimeve për të qenë më i përballueshëm për qytetarët.

“Çdo person që diagnostikohet me kancer, sipas projektit tim, mund të bëhet pjesë automatikisht e sigurimeve shëndetësore”.

Biden kryeson bindshëm garën e demokratëve me një diferencë prej mbi 10% ndaj Sandersit të vendit të dytë. Analistët e shohin ish-zv/presidentin si rivalin më të mundshëm të Donald Trumpit në 2020-n.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi