Biden fton presidentin ukrainas në SHBA




Biden fton presidentin ukrainas në SHBA

22:00 08/06/2021

Në një bisedë telefonike presidenti amerikan u zotua për sonvranitetin dhe integritetin e Ukrainës

Presidenti amerikan Joe Biden ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë kësaj vere.

Nëpërmjet një bisede telefonike kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka bërë të ditur se çështja kryesore që do të diskutojnë do të jetë sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan u tha gazetarëve se të dy udhëheqësit folën për marrëdhëniet dypalëshe në një telefonatë para udhëtimit të Biden në Evropë. Putin dhe Biden do të takohen në Gjenevë në 16 Qershor, mes mosmarrëveshjeve të mprehta mbi ndërhyrjet e zgjedhjeve, të drejtat e njeriut dhe Ukrainën.

Në telefonatën e tij të parë në Prill me Zelensky pas marrjes së detyrës, Biden i ofroi Ukrainës “mbështetjen e tij të palëkundur” ndërsa Rusia vendosi trupa në kufirin lindor të Ukrainës që shqetësoi Kievin dhe mbështetësit perëndimorë.

Uashingtoni ka qenë aleati më i fuqishëm i Ukrainës që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në 2014. Ukraina gjithashtu shpresonte që aleatët e saj perëndimorë do të bënin një përpjekje të re për të pranuar atë në aleancën ushtarake të NATO-s  dhe se ka mbetur e zhgënjyer që nuk u ftua në samitin e NATO-s këtë muaj.

Klan News





Të ngjashme