Trump: Përzgjedhja e Harris, fyerje për Biden-in

Kandidati demokrat Joe Biden bëri të parën dalje publike me partneren e tij të re Kamala Harris, e cila do të jetë zëvendësja e tij, nëse fiton presidencialet e 3 Nëntorit dhe që do të jetë e para grua në histori në e Shteteve të Bashkuara në këtë post. Fjalimet e para sëbashku i përdorën për të shigjetuar rivalin republikan, shefin aktual të Shtëpisë së Bardhë, Donald Tramp.

Harris akuzoi Trump-in se shpërdoroi zgjerimin më të madh ekonomik amerikan nëpër botë, që e trashëgoi nga administrata e pararendësit të tij, Barack Obama. Sipas saj, Shtetet e Bashkuara po vuajnë për një lidership të mirë, teksa aktualisht kanë një President që interesohet më shumë për veten se për njerëzit që e zgjodhën.

Donald Trump nuk vonoi me reagimet e tij, duke thënë nga Shtëpia e Bardhë se deklaratat e Harris-it po i prishin imazhin Joe Biden-it. Sipas Trump-it, nuk ka gjë më fyese për rivalin e tij, sesa përzgjedhja e Kamalës si zëvendëse.

Joe Biden është 77 vjeç dhe nëse zgjidhet president do të jetë më i moshuari në histori. Ky fakt ka ngjallur spekulime se ai nuk do të mund të kandidojë për një mandat të dytë në 2024-ën, duke i lënë rrugën e lirë për në krye të Shtëpisë së Bardhë 55-vjeçares Kamala Harris-it.

Tv Klan