Kur duhen edhe 2 vjet nga zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, gara për të nxjerrë nga Shtëpia e Bardhë Donald Trumpin, duket se po merr formë.

Ish-zv/presidenti amerikan Joe Biden me gjasë do të shpallë kandidaturën e tij për presidencialet 2020. Gjatë prezantimit të librit të tij, ish-zëvendësi i Barack Obamës, lëshoi një deklaratë që la shijen e kandidaturës në mediat amerikane. “

Besoj se jam personi më i kualifikuar në vend për t’u bërë president”,

tha Biden.

Ish-numri 2 i Shtëpisë së Bardhë, me një karrierë të gjatë në politikë, përflitet prej kohësh si kandidat i demokratëve për president.

Edhe gjatë zgjedhjeve të 2016-ës, mediat e shihnin si një kandidat të mundshëm bashkë me Hillary Clinton, por në fund Biden vendosi të tërhiqet. “

Atë vendim për të bërë mënjanë, e kam peng çdo ditë”

, thotë ai.

Pak javë më parë u fol edhe për një rikandidim të Hillary Clinton, për Shtëpinë e Bardhë. Nga ana tjetër, në radhët e republikanëve, presidenti Donald Trump e ka shprehur hapur që do të kërkojë një mandat të dytë, ndërsa përflitet gjithashtu për një zv/president, pikërisht ai aktual, Mike Pence, i cili për nga figura dhe pëlqimi në publik, shihet si kandidat potencial për të pasuar shefin e tij.

Tv Klan