Biden: Jo informacione konfidenciale Trump-it



Biden: Jo informacione konfidenciale Trump-it

18:30 06/02/2021

“Mund t’i rrëshqasin nga duart”

Presidenti Joe Biden ka kërkuar që paraardhësi i tij Donald Trump të mos ketë më akses në informacionet e shërbimeve inteligjente për shkak të sjelljes së tij jo të hijshme.

Ndryshe nga tradita e ndjekur deri më sot për të lejuar ish-presidentët të informohen për çështjet e sigurisë së vendit, Biden gjatë një interviste për CBS News deklaroi se parardhësit të tij nuk duhet t’i besoheshin këto informacione konfidenciale.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë nevojë që ai të ketë një informacion nga inteligjenca. Çfarë vlere po i jep atij një aksesi tek inteligjenca? Nuk ka asnjë vlerë fare sepse Trump është i tillë që një informacion i caktuar mund t’i rrëshqasë nga duart”, tha Biden. 

Gjatë presidencës së tij Trump marrëdhëniet e Trump me shërbimin inteligjent u karakterizuan nga mosmarrëveshje të shumta, çka u reflektua edhe në ndërrimin gjashtë drejtorë.

Në vitin 2017, ai zbuloi informacione të klasifikuara në lidhje me një operacion të shtetit islamik që në atë kohë u pa si shkelje e besimit për komunitetin e inteligjencës amerikane.

Gjatë intervistës së tij në CBS, presidenti Biden foli edhe për akuzat e ngritura nga Kongresi ndaj Trump për rolin e tij në trazirat e 6 Janarit në Capitol, duke u shprehur se ai ishte një ndër presidentët më të papërshtatshëm në historinë e SHBA-ve.

Tv Klan







Të ngjashme