Reagon Trump: Strategjia e Biden, katastrofë poshtëruese

I gjendur përballë kritikave për kaosin që shkaktoi tërheqja e trupave nga Afganistani, presidenti amerikan Joe Biden në një fjalim televiziv e konsideroi atë si vendim të drejtë, që shmangu të tjera humbje jetësh mes ushtarëve amerikanë dhe shtimin e shpenzimeve prej triliona dollarësh.

Megjithatë, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se situatat e dhimbshme dhe humbjet e jetëve janë të pashmangshme në momente të tilla evakuimesh, pasi sipas tij nuk kishte asnjë mënyrë tjetër.  

Biden theksoi sërish se misioni i amerikanëve ishte të ndëshkonin terroristët dhe jo krijimi i një shoqërie të re në Afganistan.

Pranon se rreziku i rifuqizimit të terroristëve të shtetit Islamik në Afganistan nuk është aspak iluzion.

I ashpër me kritikat ndaj Bajdenit vazhdon të jetë ish-presidenti Donald Trump.

Në një fjalim para mbështetësve, Trump akuzoi Biden se e çoi Amerikën drejt poshtërimit dhe dorëzimit pa kushte në Afaganistan.

Sipas Trumpit, strategjia e Biden për tërheqjen ishte një katastrofë.

Trump akuzoi si mashtrues edhe ish-presidentin Ashraf Gani, i cili sipas mediave amerikanë u largua drejt Emirateve të Bashkuara me 169 milionë dollarë në valixhe.

Tv Klan