Biden: Kapitull i trishtë, demokracia amerikane ende e brishtë



Biden: Kapitull i trishtë, demokracia amerikane ende e brishtë

15:59 14/02/2021

Senati e shpall Trump-in sërish të pafajshëm

Donald Trump ia hodhi për herë të dytë. Në gjyqin e tij në Senat nuk u arrit shumica e nevojshme për ta shpallur si nxitës të sulmit të 6 Janarit, nga mbështetësit e tij në Kongres, ditën kur certifikohej fitorja e Joe Biden-it në zgjedhjet presidenciale të kontestuara si të manipuluara nga Trump.

Në favor të akuzave votuan 50 demokratë dhe 7 republikanë, teksa për arritjen e 2/3-ave që e shpallnin atë fajtor nevojiteshin edhe 10 republikanë të tjerë.

Presidenti amerikan Joe Biden tha përmes një deklarate për shtyp të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë se mosshpallja fajtor e Trump-it nga Senati tregon se ky ishte një kapitull i trishtueshëm i historisë së vendit dhe se demokracia amerikane është e brishtë.

Kreu i republikanëve të senatit, Mitch Mçonell tha se Trump kishte përgjegjësi morale për sulmin, por nuk mund të konsiderohej si nxitës. Demokrati i Dhomës së Ulët John Negus, si pjesë e palës akuzuese kritikoi republikanët që votuan kundër shpalljes fajtor të Trump-it duke thënë se sulmi ndaj Kongresit nuk mund të shndërrohet në një normalitet të ri.

I censuruar nga mediat sociale, edhe Donald Trump reagoi me një deklaratë për mediat ku tha se u mbyll një tjetër gjueti shtrigash ndaj tij.

Tv Klan







Të ngjashme