DASH: Amerikanët që jetojnë atje të ikin nga Rusia

Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje Rusisë të lirojë gazetarin e “Wall Street Journal” Ivan Gershkoviç. Ai u arrestua më herët gjatë kësaj jave pasi autoritetet në Moskë e akuzojnë për spiunazh, ndërsa rrezikon 20 vite burg.

“Lëreni të lirë” ishte thirrja e Bidenit ndaj Moskës, kur u pyet nga gazetarët në oborrin e Shtëpisë së Bardhë. Biden nuk pranoi të bëjë asnjë koment lidhur me ngritjen e akuzave penale ndaj pararendësit të tij, Donald Trump.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov tha më herët se Gereshkoviç ka kryer aktivitete të tjera duke u kamufluar si gazetar, ndër të cilat kryesisht spiunazh.

Pas arrestimit të gazetarit, Departamenti amerikan i shtetit u bëri thirrje qytetarëve të Shteteve të Bashkuara, të largohen menjëherë nga territori i Rusisë dhe të mos udhëtojnë drejt këtij vendi, pasi rrezikojnë të dënohen arbitrarisht nga autoritetet ruse.

Tv Klan