Diferencë 10% ndaj Presidentit Trump

Nëse zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të zhvilloheshin sot, ish-zv/Presidenti Joe Biden do t’a mundte shefin aktual të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Kjo duket qartë në një seri sondazhesh që tregojnë se këto ditë Biden kryeson ndjeshëm ndaj Trump në mbështetjen e të anketuarve. Diferenca arrin deri në 10%.

Sipas analizave të mediave amerikane, një prej faktorëve kryesorë që ndikon në rënien e popullaritetit të Trump është fakti që shumica mendojnë se ai nuk po e menaxhon mirë pandeminë e COVID-19.

Një pjesë e tyre mendojnë se Trump nuk i ka mbajtur të gjitha premtimet për çështjet ekonomike të Shteteve të Bashkuara, ashtu siç premtoi. Pikë kandidatit republikan që garon për një mandat të dytë i kanë hequr edhe revoltat për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd.

Nga ana tjetër, Biden ka marrë mbështetjen e dy ish-Presidentëve të konsideruar si figura mjaft popullore si Barack Obama e Bill Clinton. Kandidati demokrat po konsolidon pozitat edhe në shtete federale si Florida, Miçigan e Pensilvani, ku në zgjedhjet e 2016 Tramp doli fitues duke siguruar votat e kolegjit.

Tv Klan