Biden: Lëshimi i raketave nga Koreja nuk është provokim



Biden: Lëshimi i raketave nga Koreja nuk është provokim

20:00 24/03/2021

Hedhja e tyre nuk shkel rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka deklaruar se nuk e konsideron provokim lëshimin e raketave me rreze të shkurtër nga Koreja e Veriut, e para që kur ai mori detyrën.

Administrata e shikon si diçka tepër normale ndryshe nga taktikat e përdorura nga ish-presidenti amerikan Donald Trump. Koreja Veriore lëshoi raketa jobalistike, të cilat nuk shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ky incident ka ndodhur pasi Pheniani ka kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe Korenë Jugore për kryerje të ushtrimeve të përbashkëta ushtarake. Lëshimi i raketave, që fillimisht është raportuar nga mediat amerikane, është konfimuar nga zyrtarë amerikanë dhe jugkoreanë.

Zyrtarë të lartë të administratës minimizuan seriozitetin e veprimeve të Koresë së Veriut dhe përsëritën që forcat e SHBA në rajon janë gjithmonë të përgatitura dhe në gatishmëri të lartë.

Sanksionet dhe tre samitet midis Donald Trump dhe Kim Jong Un nuk kanë arritur të parandalojnë Pyongyang që të zhvillojnë arsenalin bërthamor më të madh dhe më vdekjeprurës.

Koreja e Veriut ende nuk e ka pranuar fitoren e presidentit Biden. Gjatë fushatës elektorale Biden e quajti Kim “një bandit” dhe tha se çarmatimi bërthamor i Koresë së Veriut duhej të ndodhte përpara se sanksionet ekonomike të SHBA-së dhe Kombeve të Bashkuara të lehtësoheshin.

Klan News







Të ngjashme