Pa u tharë akoma boja e nënshkrimeve të Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel, Presidenti amerikan Joe Biden, ka nisur të zbatojë premtimin e tij.

Nën moton “Amerika është kthyer” Biden nisi aplikimin e planeve imediate. I pari është rivendosja e marrëdhënieve SHBA-BE pas kredibilitetit të humbur të Amerikës kundrejt BE, gjatë qeverisjes Trump. Dhe i dyti fronti i bashkuar perëndimor kundër Kinës.

Për këtë qëllim, një grup transportues avionësh amerikanë i udhëhequr nga USS Ronald Reagan ka hyrë martën në Detin e Kinës Jugore në një kohë që tensionet janë në rritje midis Uashingtonit dhe Pekinit, që ky i fundit pretendon pjesën më të madhe të rrugës ujore të diskutueshme.

Nga ana tjetër, Joe Biden vazhdon takimet me liderët e Bashkimit Evropian në Bruksel për të kërkuar të rivendosë partneritetin dypalësh, i vënë në pikëpyetje gjatë viteve të Donald Trump i cili e përshkroi BE si një “armik”.

Në këtë sulm të papritur kundër Kinës, ka patur parasysh dhe mbështetjen e pakufizuar të Parisit dhe Berlinit, të cilët janë plotësisht në përputhje me Uashingtonin.

Pak më parë, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, e cilësoi Kinën ‘armike’ dhe jo kundërshtare siç ishte cilësuar deri tani.

Klan News