Në axhendë tërheqja e trupave nga Afganistani e marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, qëndron sot në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e udhëheqësve të NATO-s. Biden do t’u bashkohet udhëheqësve të tjerë të aleancës dhe do të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan.

Anëtarët e NATO-s nuk janë mbledhur ballë për ballë që prej vitit 2018, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në axhendën e diskutimeve pritet të jenë: Tërheqja e trupave nga Afganistani, marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën, shpenzimet për mbrojtjen e çështje të tjera.

Përpara samitit, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se takimi vjen “në një moment thelbësor për aleancën” dhe për “sigurinë kolektive”, si dhe paraqet një “mundësi unike” për të rinovuar lidhjet.

Klan News