Të pasurit do të paguajnë më shumë, synohet dhe ulja e inflacionit

Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi hyrjen në fuqi të një prej paketave më të mëdha financiare, që synon ndër të tjera të luftojë inflacionin, ndryshimet klimatike dhe të rrisë taksat për korporatat e mëdha.

Ligji i ri parashikon shpenzimine 740 miliardë Dollarëve, ndër të tjera për të frenuar ndryshimet klimatike dhe për të ulur nivelin e inflacionit.

Fondet pritet të sigurohen përmes tatimit të sipërmarrjeve të mëdha, prej të cilave pritet vjelja e 700 miliardë Dollarëve. Për shefin e Shtëpisë së Bardhë, kjo është fitore e madhe për popullin amerikan dhe humbje për interesat e ngushta.

“Familjarëve që punojnë, ky ligj u jep mundësinë të kursejnë mijëra Dollarë, duke u ofruar zbritje nga tatimet dhe kredi për blerjen e pajisjeve të reja, përfshirë makina elektrike”.

Biden akuzoi republikanët si paguar nga korporatat e mëdha për penguar miratimin e kësaj pakete, pasi sipas tij të gjithë republikanët në Kongres votuan kundër. Republikanët kanë kritikuar shumë elementë të ligjit, duke pohuar se shpenzimet e tij do të përshpejtojnë inflacionin në vend që ta frenojnë atë.

Tv Klan