Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka uruar presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq për Ditën e Shtetësisë, por e ngatërroi atë me kryeministrin malazez Zdravko Krivokapiq.

Në mesazhin e tij, Biden shkroi se ishte e rëndësishme të dëgjohet “kontributi juaj gjatë samitit të fundit të NATO-s në Bruksel”. Por, Gjukonaviq nuk ishte i pranishëm në atë samit, meqë ishte kryeministri Krivokapiq.

Samiti u mbajt në mes të qershorit në selinë e NATO-s.

Gjithashtu, Biden kishte shkruar se SHBA-ja do të vazhdojë të kenë mbështetje të fortë për popullin e Malit të Zi në progresin e tij për rrugën euroatlantike dhe zbatimin e reformave të nevojshme për t’iu bashkuar BE-së.

Presidenti amerikan gjithashtu uroi për katërvjetorin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO./klankosova