Biden njofton masa të reja kundër dhunës që shkaktojnë armët




Biden njofton masa të reja kundër dhunës që shkaktojnë armët

22:50 08/04/2021

Presidenti Joe Biden dhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland pritet të prezantojë një numër masash të reja me synimin për të adresuar problemin e dhunës së armëve në Shtetet e Bashkuara.

Një ndër propozimet është ndalimi i përhapjes së të ashtuquajturave “armë fantazmë” që nuk kanë numra serialë dhe e bëjnë të vështirë për forcat e rendit të identifikojnë autorët e krimeve.

Departamenti i Drejtësisë po prezanton amerikanët edhe me një shembull të të ashtu-quajturave “ligje paralajmëruese” që u japin mundësi anëtarëve të familjes dhe forcave të rendit t’i kërkojnë gjykatës të ndalojë blerje apo zotërim armësh për një individ të konsideruar si rrezik për veten apo të tjerët.

Ky propozim synon të shërbejë si shembull për shtetet individuale që duan të miratojnë ligje të ngjashme.

Përpjekjet e reja përfshijnë edhe hartimin e një raporti vjetor mbi trafikun e armëve të zjarrit si dhe një seri masash për të parandaluar dhunën në shkallë komuniteti.

Presioni për të forcuar masat kundër dhunës së armëve u shtua pas masakrave të fundit në Shtetet e Bashkuara, përfshirë vrasjen e 10 personave në një dyqan ushqimesh muajin e kaluar në Kolorado si dhe vrasjen e tetë vetëve në një qendër masazhesh në Atlanta të Xhorxhias. Këto akte kanë rindezur debatin shumë polemizues për të drejtën e armëmbajtjes në Shtetet e Bashkuara./VOA





Të ngjashme