Kriza më e fundit mes Izraelit dhe Hezbollahut ishte kryetema e diskutimeve të liderëve botërore në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara.

Presidenti amerikan Xho Bajden në fjalën e tij të fundit para kesaj Asambleje tha se rruga më e mirë për zgjidhjen e konflikteve është paqja.

“Lufta në shkallë të plotë në Lindjen e Mesme nuk është në interesin e askujt. Pavarësisht përshkallëzimit të dhunës, zgjidhja paqësore është rruga e vetme drejt paqes”, tha Biden.

Ndërsa më i ashpër në fjalimin e tij ishte presidenti turk Rexhep Taip Erdogan që e konsideroi kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu me Hitlerin.

“Ashtu siç Hitleri ishte ndaluar para 70 vitesh me aleancën e njerëzimit, edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe rrjeti i tij i vrasjes duhet ndaluar me aleancën e njerëzimit. Çfarë prisni për të ndaluar rrjetin e masakrës që tërheq të gjithë rajonin në luftë për të ardhmen e tij politike?”

Edhe sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guiterrez në fjalën e tij tha se popujt e Libanit, të Izraelit dhe mbarë bota nuk mund të lejojnë që Libani të bëhet një Gazë tjetër.

SHBA-ja më herët tha se do të dërgojë trupa shtesë në Lindjen e Mesme, rajon ku aktualisht ka afër 40.00 trupa. Shtëpia e Bardhë ka insistuar se Izraeli dhe Hezbollahu ende kanë kohë që të shtensionojnë situatën.

Tv Klan