Stafi i Trump-it “çon zgjedhjet” në Gjykatën e Pensilvanisë

Pavarësisht këmbënguljes së Donald Trump-it se zgjedhjet e 3 Nëntorit janë manipuluar, fituesi i tyre Joe Biden nuk ndalet me përgatitjet për të marrë pushtetin.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se stafi i presidentit të zgjedhur është duke hartuar listën e emrave që do të jenë pjesë e administratës Biden, që ndër të tjera synohet përfshirje e gjerë e komunitetit afro-amerikan. Mes tyre pritet të jenë edhe afro-amerikanin Sedrik Riçmond, kongresist demokrat në Dhomën e Ulët dhe bashkëdrejtues i stafit elektoral të Biden, si dhe Stiv Riketi, prej kohësh këshilltar i ngushtë i tij. Shumë emra pritet të zyrtarizohen këto ditë.

Nga ana tjetër, stafi elektoral i Trump do të paraqitet sot pranë Gjykatës Federale të Pensilvanisë për të paraqitur faktet për manipulimin e zgjedhjeve në këtë shtet. Gjykata pritet të vendosë nëse do të nisë apo jo një proces gjyqësor. Trump synon dërgimin e çështjes së manipulimit të zgjedhjeve deri në Gjykatën e Lartë.

Sfida mes rivalëve për Shtëpinë e Bardhë vijon edhe për menaxhimin e pandemisë. Demokrati Biden i kërkoi Trumpit të mos pengojë fazën tranzitore të administratës, pasi ajo mund të jetë e dëmshme për pandeminë dhe mund të shumëfishojë viktimat. 

Tv Klan