4 trilionë dollarë për punësimin, arsimin dhe kujdesin social

Presidenti amerikan Joe Biden parashtroi planin e tij për reformën e sistemit të punësimit, arsimin dhe kujdesin social gjatë një fjalimit para sesionit të përbashkët të dy dhomave të Kongresit.

Mbajtur në ditën e 100 të qëndrimit të tij në Zyrën Ovale, demokrati prezantoi një plan me vlerë prej rreth 4 trilionë dollarësh, më i madhi që prej vitit 1960, nënvizojnë analistët.

Ai quhet “investimi për Amerikën brenda një brezi”, por ndeshet me kundërshti të fortë nga Partia Republikane.

Senatori republikan Tim Scotte quajti planin e Biden-it “një axhendë të gjerë liberale shpërdorimesh qeveritare” ndërsa senatorja tjetër republikane Ronna McDanieli i quajti 100 ditët e Biden-it në zyrë si “dështim i pakualifikuar”.

Pavarësisht kontrollit të të dyja dhomave të Kongresit, demokratët do të kenë të vështirë ta kthejnë planin në ligj.

Në një moment historik, zv.presidentja Kamala Harris, guraja e parë në këtë post të lartë, dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, u ulën pas presidentit Biden gjatë fjalimit të së mërkurës mbrëma. Kjo është hera e parë që dy gra shfaqen mbrapa presidentit gjatë fjalimit në Kongres.

Pasi ju drejtua zonjës Harris në fjalën e hapjes, si zonjës zv.presidente, Biden shtoi se “asnjë president në histori nuk ka përmendur këto fjalë nga ky podium.”

Fjalimi u ndoq nga një numër i kufizuar në sallë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Trupat e Gardës Kombëtare mbajtën të rrethuar selinë e Kapitolit të frikësuar nga përsëritja e skenave të dhunës nga mbështetësit e Trumpit, siç ndodhi në Janar.

Klan News