Kreu i Shtëpisë së Bardhë kritika për dezinformimin rreth vaksinave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka qenë i ashpër ndaj rolit që po luajnë rrjetet sociale në pandemi.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e bardhë, ai forcoi kritikat e mëparshme ndaj platformave sociale se me anë të dezinformimit për vaksinat e koronavirusit ato po kontribuojnë në rritjen e numrit të viktimave.

Janë duke vrarë njerëzit. Shikoni, pandemia e vetme që kemi është në mesin e të pavaksinuarve”, u ka thënë Biden gazetarëve kur është pyetur rreth dezinformimit dhe cila është përgjigjja e tij ndaj rrjeteve sociale.

Zëdhënësja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka kritikuar po ashtu të premten kompaninë Facebook lidhur me politikat e saja ndaj informacionit të rrem ndaj vaksinave dhe koronavirusit në përgjithësi .

Qartazi ka hapa që janë marrë. Ato janë kompani të sektorit privat. Ka hapa shtesë që duhet të marrin. Është e qartë se ka ende për t’u bërë”, ka thënë ajo nga Shtëpia e Bardhë.

Facebook, me anë të një zëdhënësi bëri të ditur se akuzat nuk mbështeten në fakte dhe se kompania ka ndërmarrë veprime agresive në mbrojtje të shëndetit publik duke hequr më shumë se 18 milionë postime e adresa që kanë të bëjnë me dezinformimin ndaj pandemisë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, rritja e re e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara, po ndodh kryesisht tek personat e pavaksinuar.

Tv Klan