Administrata e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se tre të katërtat e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.Të dhënat u bën publike pasi Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan, Joe Biden, do të paraqesë një strategji me gjashtë prioritete për të kontrolluar pandeminë e koronavirusit.

Plani po behet  për të luftuar variantin Delta, që është shumë më ngjitës, si dhe në kohën kur hapja e shkollave ka ngritur shqetësime për një përhapje më të shpejtë të virusit. Kthimi i fëmijëve në shkollë, nën 12 vjeç ende, që nuk mund të marrin vaksina, ka rritur frikën se mund të ketë përshkallëzim të situatës epidemiologjike dhe si pasojë mësimi të ndërprehet.

Shtetet e Bashkuara kanë furnizim të konsiderueshëm me vaksina, por një pjesë e popullatës po heziton të vaksinohet. Administrata e Biden po planifikon të ofrojë një dozë të tretë përforcuese.

Ndërkohë Agjencia Evropiane e Barnave tha këtë javë se po kryen një analizë të përshpejtuar të përfitimeve të një doze përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech për njerëzit plotësisht të vaksinuar të moshës 16 vjeç e lart. Pavarësisht kësaj shume vende europiane kane nisur të aplikojnë injektimin e dozës së tretë përforcuese.

Klan News