Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel u takuan këtë të enjte në Shtëpinë e Bardhë.

Biden e quajti Merkelin një mike të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të tijën personale, ndërsa theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve që ata drejtojnë do të vijojë të forcohet edhe më tej.

Kancelarja gjermane, pasi falenderoi Presidentin aemerikan për ftesën për të vizituar Shtëpinë e Bardhë, vlerësoi si tepër të rëndësishme thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Tv Klan