Biden: Trupat amerikanë nuk largohen pa përfunduar evakuimi



Biden: Trupat amerikanë nuk largohen pa përfunduar evakuimi

08:57 19/08/2021

Presidenti Joe Biden ka deklaruar se trupat amerikane do të qëndrojnë në Afganistan derisa të evakuohet çdo amerikan. Biden hodhi poshtë kritikat se Shtetet e Bashkuara duhet të kishte bërë më shumë për të planifikuar evakuimin dhe tërheqjen, që është shoqëruar me skena dhune dhe kaosi, ndërsa mijëra vetë u përpoqën të largohen ndërsa talibanët morën pushtetin.

Ai u mbrojt duke thënë se askush nuk mund ta parashikonte që ushtria e Afganistanit me 300 mijë trupa të trajnuara do të shpërbëhej brenda pak ditëve nga sulmi i talibanëve.

Presidenti Biden u shpreh se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë “gjithçka në fuqinë e tyre” për të evakuuar amerikanët dhe aleatët amerikanë nga Afganistani para afatit. Madje ai theksoi se trupat ushtarakë amerikanë mund të qëndrojë në Afganistan edhe pas afatit të 31 gushtit nëse atje kanë mbetur ende qytetarë amerikanë.

Përsa i përket operacionit për evakuimin nga Afganistani, John Kirby, zëdhënësi kryesor i Pentagonit, tha se gjatë 24 orëve rreth 2,000 njerëz, përfshirë 325 shtetas amerikanë, ishin larguar në bordin e 18 fluturimeve të avionëve transportues C-17 të Forcave Ajrore Amerikane.

Klan News








Të ngjashme