Presidenti në largim Joe Biden do të udhëtojë në Romë gjatë muajit Janar. Biden do të takojë Papa Françeskun dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të takohet gjithashtu me presidentin italian Sergio Mattarella gjatë vizitës nga 9 deri më 12 Janar.

Përpara vizitës Biden zhvilloi edhe një bisedë telefonike me Atin e Shenjtë të cilin e falenderoi për punën e tij për të  mbrojtur të drejtat e njeriut dhe  lirinë fetare.

Presidenca e Biden përfundon më 20 janar, kur do të inaugurohet presidenti i sapozgjedhur Donald Trump.

Klan News