Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar masat e reja kundër Covid që do të hyjnë në fuqi shumë shpejt.

Sipas Biden vaksinimi duhet që të konsiderohet nga të gjithë qytetarët amerikanë dhe sidomos nga punonjësit e kompanive të mëdha, të cilëve u kërkoi vaksinim ose në të kundërt do të përballen me testime periodike.

Ndërkohë mësohet se dhe për punonjësit federal vaksinimi do të jetë i detyruar, pasi rastet me Covid po rriten në mënyrë të shpejtë.

Urdhri i Biden do të prekë rreth 80 milionë punëtorë. Presidenti i SHBA tha se deri tani qeveria ka pritur me durim, por durimi sipas tij ka një kufi.

Kjo nuk ka të bëjë me lirinë, ose zgjedhjen personale, ka të bëjë me mbrojtjen e vetes dhe atyre përreth jush,  tha presidenti i SHBA.

Më shumë se 650,000 amerikanë kanë vdekur me Covid-19 që nga viti i kaluar, ndërkohë miliona të tjera janë infektuar./tvklan.al