BE do të blejë 300 milionë doza nga Pfizer&Biontech

Joe Biden premton vaksinim falas për amerikanët kundër COVID-19. Fituesi i garës presidenciale të 3 Nëntorit në Shtetet e Bashkuara nuk ka pritur marrjen zyrtarisht të detyrës. Që këtë të Martë shpalosi përmes një konferencë online vendimmarrjen e parë, atë për ngritjen e një bordin këshillim kalimtar për COVID-19, që përbëhet nga një ekip ekspertësh të shëndetit. 

“Kur vaksina të jetë gati, do ta shpërndajmë në mënyrën më të shpejtë dhe më të drejtë të mundshme si dhe falas”.

Presidenti i zgjedhur tha se ka për qëllim shtrirjen e gjerë të testimit të shpejtë, në mënyrë që asnjë amerikan mos mbetet pa testuar, teksa vendi renditet në krye të listës globale të të prekurve me COVID-19. E teksa firmat Pfizer dhe BioNTech njoftuan zbulimin e një vaksine të përbashkët, me të cilën vaksinimi do të nisë që këtë vit për amerikanët, presidenti në detyrë Donald Tramp iu rikthye teorive konspirative në Twitter, duke e lidhur pandeminë me përpjekjet për ta larguar atë nga detyra.

Demokratët nuk donin që unë të kisha trofeun e vaksinës para zgjedhjeve. Prandaj, kjo doli vetëm 5 ditë më vonë, ashtu siç kam thënë gjithmonë. Nëse Joe Biden do të ishte president, vaksinën nuk do t’a kishit as për katër vite të tjera e as do të arrihej kaq shpejt. Burokracitë do kishin marrë miliona jetë!”

Pfizer dhe Biontech nuk janë pjesë e nismës globale COVAX ku renditet edhe Shqipëria, por ato janë kanë premtuar të furnizojnë të gjitha vendet anëtare që janë pjesë e saj me doza të mjaftueshme sapo vaksina të jetë gati. Përmes Twitter-it, shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se së shpejti do të nënshkruajë një kontratë për të furnizuar vendet europiane me 300 milionë doza. Sipas shtypit italian, qeveria e këtij vendi ka një marrëveshje me këto firma që nuk është bërë publike për furnizimin me 1.7 milionë doza brenda Janarit.

Tv Klan