Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pritet që të takohet me udhëheqësit e BE-së dhe NATO-s javën e ardhshme. Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë.

Takimi me liderët e BE-së dhe NATO-s do të fokusohet në pjesën më të madhe në pushtimin e Rusisë në Ukrainë. BBC shkruan se në axhendë janë përfshirë çështje si “siguria dhe mbrojta” dhe “marrëdhëniet e jashtme”.

Presidenti amerikan do t’i bashkohet homologëve të tij të BE-së të enjten më 24 Mars, megjithatë më shumë detaje pritet të dalin së shpejti./tvklan.al