Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar telefonatën e parë me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që pasi mori detyrën në Shtëpinë e Bardhë.

Telefonata zgjati rreth 1 orë dhe dy liderët diskutuan për programin bërthamor të Iranit, si dhe marrëdhëniet e Izraelit me vendet arabe dhe myslimane.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kryeministrit izraelit Netanyahu, dy udhëheqësit u angazhuan për të forcuar aleancës mes SHBA-së dhe Izraelit. Një tjetër temë diskutimi ishte edhe pandemia, për mënyrën se si duhet të përballohet Covid-19.

Telefonata e Biden me Netanyahu ishte e shumëpritur, për shkak të vonesës që Presidenti amerikan nuk kishte telefonuar Kryeministrin izraelit, pas disa telefonatave që kishte kryer me liderë botërorë.

Kishte pasur spekulime se pas vonesës së telefonatës, fshihen pakënaqësitë që Presidenti Biden ka me Netanyahun për shkak të afrimitetit të tij me ish-Presidentin Trump dhe qasjet mbi çështje të caktuara, të tilla si Irani.

Vetë Kryeministri izraelit pranoi gjatë kësaj jave diferencat që ka me Joe Biden mbi çështjet iraniane dhe palestineze, por tha se me Presidentin amerikan ka marrëdhënie të forta pune.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë kishte deklaruar se Benjamin Netanyahu do të ishte lideri i parë rajonal që do të telefononte. /tvklan.al