Një person ka humbur jetën në aksin rrugor Milot – Rrëshen, në vendin e quajtur ” Ura e Skurajve”. 54- vjeçari me inicialet L.Gj. banues në Shënkoll në Lezhë dyshohet të ketë rrëshqitur aksidentalisht duke rënë poshtë në lumin Mat dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime mëtejshme./tvklan.al