ChatGPT nuk punon. Përdorues në mbarë botën raportojnë probleme me aplikacionin software, OpenAI.

Versioni i fundit i inteligjencës gjeneruese artificiale, u prezantua për përdorim masiv më herët gjatë këtij muaji, pas suksesit të software-it të kompanisë OpenAI, ChatGPT në 2022.

GPT-4 është versioni më i avancuar deri më sot i inteligjencës artificiale. Ai ka rezultuar i aftë për të realizuar një gamë të gjerë funksionesh. OpenAi deklaron se kjo teknologji është në gjendje të përballojë instruksione më komplekse se paraardhësi i saj.

Përdoruesit kanë mundur të krijojnë videolojëra klasike “brenda sekondave” me GPT-4. Ata po ashtu e kanë përdorur për të ndërvepruar me punonjës njerëz në mënyrë që të kryejnë detyra në botën reale.

Këto avancime të bëra nga OpenAI dhe firma të tjera përgjatë viteve të fundit, kanë bërë që disa hulumtues të inteligjencës artificiale të paralajmërojnë se AI ka nisur të zhvillohet përtej pritshmërive.

OpenAi është një kompani amerikane e cila merret me punë kërkimore në fushën e inteligjencës artificiale.

ChatGPT është një ‘chat’ pas së cilit qëndron Inteligjenca Artificiale. Përdoruesit mund t’i drejtojnë pyetje, mund t’i kërkojnë informacione apo t’i japin detyra dhe inteligjenca artificiale përgjigjet menjëherë./tvklan.al