Niveli me i ulët i 8 muajve të fundit

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursat ndërkombëtare ka pësuar një rënie të ndjeshme. Bursa e Londrës u mbyll këtë të premte në kuotat e 86 dollarëve për fuqi. Rënien më të madhe ari i zi e pati në bursën e Teksasit, teksa vlera e një fuqie naftë ra me 5.5 për qind dhe duke kapur kuotën e 78 dollarëve.

Ekspertë të ekonomisë globale rendisin si arsye për rënien e çmimit të naftës dhe një prej tyre është rritja më e lartë e dy dekadave të  fundit e vlerës së dollarit amerikan. Gjithashtu një tjetër arsye që ka ndikuar sipas ekspertëve në rënien e çmimit të naftës është edhe frika e qytetarëve për rritjen e interesave që mund të sjellin një recesion në ekonomi.

Në 4 javët e fundit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka pësuar një ulje të vazhdueshme duke arritur në kuotat e fillim Janarit, përpara nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.

Lufta mes dy vendeve, e cila nisi në 24 Shkurt solli pasoja në tregjet globale për shkak të varësisë energjitike të shteteve të ndryshme ndaj Rusisë duke sjellë kështu edhe rritje  të çmimit të naftës.

Tv Klan