Facebook dhe Instagram, të dyja rrjetet sociale kanë dalë jashtë funksionit pasditen e kësaj të marte.
“Ne jemi duke hetuar problemin dhe duke punuar për të gjetur një zgjidhje,”
shkroi një zëdhënës i Facebook në Twitter.
Miliona përdorues raportojnë një mesazh gabimi. #FacebookDown #InstagramDown
Sipas DownDetector, shumica përdoruesve që nuk përdorin dot Facebook dhe Instagram janë në Europë, Amerikën Jugore dhe Azi.
Edhe mbrëmjen e së hënës Facebook Messenger doli jashtë funksionimit për disa minuta në shumë vende të Europës dhe Amerikës Veriore.
/tvklan.al