Bien rrjetet sociale – TV KLAN

Bien rrjetet sociale

Bllokohet komunikimi në Facebook dhe WhatsApp

Rrjeti social Facebook dhe dy platformat e tjera të zotëruara prej tij Instagram dhe Whatsapp dolën jashtë funksionit këtë të diel. Platformat më të klikuara të komunikimit me mesazhe dhe të rrjeteve sociale ishin të paarritshme thuajse në të gjithë botën duke nisur prej mesditës.

Të prekura më së shumti nga bllokimet e shpeshta dhe me kohë më të gjatë janë vendet europiane dhe qytetet e brigjeve veri-lindore të Shteteve të Bashkuara. Nga kompania Facebook ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare mbi shkaqet e këtij blackout të madh të platformave të saj. Përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale zgjodhën platformën tjetër Twitter, për të shprehur masivisht shqetësimet për bllokimin e Facebookut.

Probleme të tilla në këto platforma janë bërë të shpeshta kohët e fundit. Blackout i fundit i tre platformave ndodhi më 14 Mars dhe problemet zgjatën për 14 orë. Facebook, njoftoi një muaj më parë se shkak u bë mbingarkesa e rrjetit dhe punimet në servera për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesoreTe funditTë gjithaTeknologji
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione