Një numër faqesh në internet, duke përfshirë website-t e disa mediave kryesore nuk punojnë. BBC raporton se mediat që janë online për shkak të një problemi, përfshinë Amazon, Reddit, The Guardian, Financial Times, Independent dhe New York Times.

Po ashtu dhe faqja e internetit të qeverisë në Britaninë e Madhe nuk është duke punuar. Të gjitha mediat dhe faqet e internetit që kanë pasur probleme kanë shfaqur imazhin “Gabimi 503. Shërbimi nuk disponohet“.

Deri tani mësohet se problemi ka ardhur si pasojë e probleme në kompaninë Fastly, e cila është mirëmbajtësja e të gjitha këtyre faqeve.

Kompania në një deklaratë tha se po hetonte problemet me rrjetin e tij të shpërndarjes./tvklan.al