Përleshjet e dhunshme me policinë nuk munguan edhe në javën e 26-të të protestave të jelekëverdhëve në gjithë Francën. Siç duket edhe nga këto pamje të manifestimit ne Lioni, nga përleshjet pati disa të lënduar si nga protestuesit ashtu edhe nga radhët e policisë.

Dhunë pati edhe gjatë protestave në Nantë, ku policia përdori gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për të shpërndarë turmat.

Ndryshe nga fundjavat e kaluara, në Paris protestat ishin paqësore. Mediat franceze shkruajnë se tubimet e Jelekëverdhëve po zbehen, nisur edhe nga shifrat gjithnjë në rënie të pjesëmarrësve. Sipas Ministrisë së Brendshme, këtë fundjavë dolën për të protestuar rreth 19 mijë njerëz, 15 herë më pak se në Nëntor kur nisën manifestimet e jelekëverdhëve që frymëzuan protesta anti-qeveritare në mbarë Europën.

Në Prill, Presidenti Makron njoftoi një valë të re lëshimesh me ulje taksash e rritje pagash me një kosto 17 miliardë euro.

Tv Klan