Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Jo çdo pretendim njerëzor ndaj qiellit realizohet me sukses. Gomonia fluturuese XFL, nuk ka mundur dot dje që t’ju dhurojë spektakël të pranishmëve në aeroportin Oklam të Kalifornisë. Një pilot dhe një student pilot kanë tentuar të fluturojnë me aeroplanin gomone, por pas disa momenteve fluturim, ata kanë kontaktuar me kullën, duke komunikuar disa avari gjatë fluturimit. Më pas dy pilotët janë hedhur me parashutë duke e braktisur atë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori