Qeveria tërhiqet nga propozimi në Kodin Penal

Me 96 vota pro, parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Penal që ashpërsojnë dënimet për një sërë veprash penale për dhunën ndaj mjekëve, policëve, dhunën në sport, sigurinë ushqimore.

Shumica hoqi dore nga propozimi i bërë përpara zgjedhjeve të 30 Qershorit për të vendosur në Kodin Penal ndalimin deri në 10 vjet të daljes jashtë shtetit për personat që kryenin krim elektoral.

Por opozita parlamentare thotë se arsyeja e kësaj tërheqje nga ana e shumicës ka lidhje me opozitën jashtë kuvendit si një sinjal që i jepet asaj për të arritur një marrëveshje.

Ndryshimet në Kodin Penal që u miratuan këtë seancë të fundit për këtë sesion, Balla flet me siguri që nuk do të dekretohen nga kreu i shtetit, por gjithsesi sipas tij maxhoranca është i vendosur për t’i kaluar sërish.

Kuvendi miratoi edhe ligjet e mbartura prej 2 vjetësh të reformës në drejtësi për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ai për organet e qeverisjes së drejtësisë. U shtynë për në shtator propozimi i Metës për Petraq Milon në krye të KLSH-s dhe ai i 28 deputetëve për shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë.

Tv Klan