Prodhimi i energjisë elektrike në tre muajt e parë të vitit është ulur me 2.5 herë, ose 250% krahasuar me një vit më parë.

Shifrat e Insitutit të Statistikave konfirmojnë situtën e vështirë që po përjeton vendi në këtë fushë për shkak të thatësirës, ku pesha që ka mbajtur në kontributin me furnizimin me energji të vendit sektori publik, pothuajse u barazua me atë që kanë dhënë hidrocentralet private.

Eksportet e kësaj lënde u tkurrën me 14.3 herë, ndërsa importet janë rritur me 8 herë. Egjithë kjo situatë ka sjellë një faturë të madhe financiare për kompaninë e shpërndarjes së energjisë dhe ka ngadalësuar rritjen ekonomike.

Tv Klan