Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 442 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 147 qytetarë, në këto bashki: 61 në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Lushnje, 10 në Durrës, 8 në Berat, nga 6 qytetarë në Vorë, Divjakë, Gramsh, 4 në Pogradec, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Tropojë, Devoll, nga 1 qytetar në Lezhë, Vlorë, Selenicë, Kolonjë, Dimal.

Janë 3,640 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Vlora 59 vjeç, një qytetar nga Tirana 93 vjeç.

Janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,693 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al