Në Itali po ulet ndjeshëm numri i viktimave për shkak të koronavirusit COVID-19. Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore italiane, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 525 persona, kur vetëm disa ditë më parë këto shifra kanë shkuar deri në 900. Në total, numri i viktimave në Itali është 15.887.

Sa i përket infektimeve të reja, gjatë 24 orëve janë evidentuar 4316 persona të prekur nga COVID-19, duke çuar numrin total të personave të infektuar në 128.948.

Italia ishte vatra e parë në Europë për numrin e të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi. Më pas, në Spanjë pati një shpërthim të madh të infeksionit. Vendi iberik aktualisht është shteti i parë në Europë ku është shënuar numri më i lartë i viktimave dhe të infektuarve. /tvklan.al